Rama: Brenda mandatit të katërt, Shqipëria eksportuese neto e energjisë

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se brenda mandatit të katërt synohet që Shqipëria të jetë eksportuese neto e energjisë.

“Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero, sot e ka 10% dhe sot flasim për mbi 300 megavat prodhim që bazohet tek politika jonë e mbështetjes për diversfikimin e portofolit në funksion të sovranitetit të plotë energjetik të Shqipërisë dhe të kthimit të Shqipërisë në një eksportues neto të energjisë brenda mandatit të katërt”, tha Rama.

banner

Rama shtoi më tej se qeveria ka objektiv që të arrijë 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit.

“Më e rëndësishme se kjo sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme bazuar në aplikimet e reja kemi 1300 megavat energji diellore, 1,3 giga, që do të thotë në total do të arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera, përveç ujit, kam parasysh diellin, kam parasysh dhe 300 megavat energji ere që janë projekte tanimë të futura në proces”, tha Rama.

“Ndryshe nga ata që thonë e thonë dhe që rrokanisin kokën e opinionit publik se ne kemi energji për vete dhe të tjerët, në fakt edhe në vitet më të mira të prodhimit, në mbulojmë vetëm 75% të nevojave, prandaj nuk jemi sovranë akoma, por ama sot jemi 3 vite larg sovranitetit të plotë energjetik, sepse 30% të volumit të përgjithshme që na duhet për të kompensuar, plus riciklimin e prodhimit hidrik përmes teknologjisë së re të pompimit që po e zbatojmë në Shqipëri si projekt inovativ, do të na bëjë që të jemi sovran”, shtoi Rama gjatë një konference për mediet me zëvendëskryeministren dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy