Shala: Bojkoti i emisioneve nga LVV-ja, shkak i mungesës së rezultateve në qeverisje

by Nexhat

Kujtim Shala nga LDK-ja e ka cilësuar bojkotin e emisioneve nga LVV-në si një përpjekje për të fshehur mungesën e rezultateve në qeverisje, duke penguar kështu ballafaqimin me opozitën

Kujtim Shala, nga radhët e LDK-së, e ka cilësuar problematik vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të bojkotuar disa emisione televizive.

banner

Ai në Debat Plus ka theksuar rëndësinë e debateve televizive  që përfaqësuesit politikë të përballen me njëri-tjetrin dhe t’u japin mundësi qytetarëve të dëgjojnë pikëpamjet e ndryshme.

Ai ka shtuar se duke mos debatuar në këto emisione do të ishte një humbje e madhe për procesin zgjedhor dhe do të pengonte transparencën e Qeverisë.

“Është problematik, pasi studiot televizive na japin rastin që të ballafaqohemi, pra ne si përfaqësues të subjekteve pulitke opozite dhe qytetarët kanë interes që të ballafaqojnë pikëpamjet me përfaqësuesit e Qeverisë, pra programet tona pasta të flasim për mandatin qeverisës dhe kjo është mundësia e vetme. Kjo i bie që ne nuk mund të debatojmë në asnjë rast gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore me përfaqësuesit e shumicës së tanishme dhe kjo do të jetë një mungesë shumë e madhe”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, bojkotimi i mediave nga ana e tyre është shkak i mungesës së rezultateve të qeverisjes.

“Kjo ka shumë arsye, por arsyeja themelore është mungesa totale e rezultateve të qeverisë , dhe refuzimi apo etiketimi i disa mediave hap rrugë për një shmangie të një debati të vërtetë  në të cilin Qeveria do ta donte se do të dilte shumë keq”, ka deklaruar Shala

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy