Kujtim Shala, nga radhët e LDK-së, ka prezantuar planin ekonomik të partisë, duke theksuar se përqendrimi do të jetë në investimet kapitale prej 5 miliardë euro, që do të mundësojnë një rritje ekonomike prej 5 për qind.
Ai po ashtu ka theksuar se në vitin e fundit të mandatit buxheti i shtetit do të arrijë në 5 miliardë euro, duke e quajtur këtë një nga shtyllat kryesore të programit ekonomik.
Në lidhje me masat që ka marrë Qeveria para fushatës zgjedhore, Shala i ka quajtur ato si masa të përnjëhershme që kanë efekt të kufizuar dhe që mund të cilësohen si akte korrupsioni në raportet ndërkombëtare.
“Te ekonomia, kemi planifikuar që të përqendrohemi tek investimet kapitale që do të jenë shumë të mëdha, saktësisht rreth 5 miliardë euro investime që do të garantojnë rritje ekonomike prej 5 për qind dhe në vitin e fundit buxheti i shteti do të jetë 5 miliardë, kjo është shtylla kryesore. Do të ketë edhe një masë të menjëhershme pas zgjedhjeve, sepse këto masat që po merr qeveria para fushatës si rritja e pagave skemat sociale, të janë të përnjëhershme kudo në të gjitha raportet ndërkombëtare do të gjejnë të reflektuara si akte korrupsioni. Kjo nuk ka kurrfarë efekti ekonomik”, ka deklaruar Shala.
Për sa i përket koeficientit të pagave, Shala shtoi se kandidati i LDK-së për kryeministër do të propozojë një koeficient prej 150 euro dhe ky do të jetë vendimi i parë ekzekutiv i Qeverisë, që do të merret menjëherë pas marrjes së pushtetit