Tottenhami fiton përballjen e parë ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të FA Cup

by Nexhat

Tottenhami e ka fituar 1-0 ndeshjen e parë gjysmëfinale në FA Cup përballë Liverpoolit

Ndeshja nuk nisi mirë për Spurs, pasi lojtari i tyre Rodrigo Bentancur pësoi një lëndim horror dhe u detyrua të largohej nga fusha.

banner

Në minutën e 15-të, në vend të tij u fut Brennan Johnson.

Pas 15 minutash, edhe Liverpooli u detyrua të bënte zëvendësim, pasi Jarell Quansah pësoi lëndim dhe u zëvendësua nga Wataru Endo.

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli vazhdoi me dominim, mirëpo Spurs arritën të shënonin golin e fitores.

Në minutën e 76-të, Dominick Solanke mendoi se kishte shënuar ndaj ish-skuadrës së tij, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Fitoren Tottenhamit ia siguroi Lucas Bergvall që shënoi për 1-0, me një asistim të Solankes.

Përballja e dytë do të vulosë se kush do të kalojë në finale, me fituesin që do të ketë punë me Arsenalin ose Newcastlen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy