Abdixhiku: Si kryeministër, vizitën e parë do e bëj në Uashington (VIDEO)

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse vjen në këtë post, ai vizitën e parë do ta bëjë në Uashington.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova, Abdixhiku thotë se këtë vizitë do ta bëjë për të vetmin fakt që Kosovën ta kthejë në vëmendjen e Uashingtonit, pasi sipas tij bota nuk i ka më sytë nga vendi  ynë,

banner

“Një gjë nuk po e kuptojmë, bota nuk i ka më sytë nga ne. Sa më parë që e kuptojmë këtë gjë, më parë kthjellemi dhe fillojmë të punojmë siç do duhej të bëjmë. Pra nëse mendojmë se bota pret nga ne se çfarë do të bëjë Kosova, e tani ne sillemi si fëmijë të lazdruar, atëherë e kemi huq komplet. Katër vjet kanë qenë të rënda sa i përket politikës ndërkombëtare, për faktin e vetëm që Kosova ka abstenuar nga procesi integrues euroatlantik. Kaq e thjesht është. Kosova nuk do të integrohet në komunitetin euroatlantik”, tha Abdixhiku.

“Si kryeministër i ardhëm do të ulem, do ndërtoj partneritetin strategjik, përmbajtësor e më pas legal me ShBA-në. Pra do të bëhet një marrëveshje e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe ShBA-të ku bashkërendojmë çështjet e politikës së jashtme, energjetikës, kampi Bondsteel të jetë kamp permanent. Vizita ime e parë do të jetë në Uashington, diskutimi im i parë, i ekipit tim, është ta kthejmë Kosovën në vëmendjen e Uashingtonit, sepse nuk jemi”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy