Real Madridi ka kaluar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të përballet me Barcelonën që eliminoi mbrëmë (8 janar) Athletic Bilbaon.
Los Blancos triumfuan 3-0 përballë Mallorcas, duke siguruar një fitore në 45 minutat e dytë
Fillimisht, mbretërit kishin dominimin në ndeshje, duke krijuar raste të shumta për gol.
Mirëpo edhe Mallorca e Vedat Muriqit ishte shumë solide në mbrojte deri në minutën e 63-të të takimit.
Pas një tollovie të krijuar në mbrojtje, Rodrygo goditi shtyllën e majtë të Mallorcas, më pas portieri i Mallorcas bëri një pritje bravuroze, për t’i mohuar golin Kylian Mbappes.
Por, nga topi i kthyer, Bellingham ia doli të fuste topin në rrjetën e portës së Mallorcas që ishte e mbushur me lojtarë të këtyre të fundit
Mbretërit ishin me fat, pasi në minutën e 90+3-të, Martin Valjent realizoi auto-gol, për rezultatin 2-0.
Fitoren e madrilenëve e vulosi Rodrygo, që realizoi për 3-0 me një asistim nga Lucas Vazquez (90+5′).
Real Madridi ia doli të ruante këtë epërsi minimale, për të kaluar në finale, aty ku do të përballet me Barcelonën të dielën e 12 janarit nga ora 20:00.