Janjeva e veçantë – lëshohen në qarkullim pullat e reja postare

by Nexhat

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare “Vendbanimet – Janjeva”, duke ndarë historinë dhe bukurinë e një prej vendbanimeve më të vjetra dhe më unike të Kosovës.

Dy pulla postare unike vijnë si një urë mes të kaluarës dhe të tashmes, duke e sjellë Janjevën në duart e çdo koleksionisti dhe dashamirësi të kulturës.

banner

Posta e Kosovës njofton se në to janë paraqitur detajet që e bëjnë Janjevën të veçantë: rrugicat e saj të ngushta që flasin për një kohë të shkuar, monumentet shekullore që mbajnë brenda historinë e një komuniteti të gjallë dhe fryma e traditave që ende pulson në çdo cep të këtij vendi të lashtë.

“Janjeva është një qytezë në rrafshnaltën e Kosovës, në territorin e komunës së Lipjanit. Ajo shtrihet në një luginë rrëzë maleve të Zhegocit, rreth 12 kilometra në juglindje të Prishtinës. Janjeva nuk është më thjesht një destinacion – ajo bëhet një përvojë. Tani, ajo mund të udhëtojë me ju, duke bartur kujtime, mesazhe dhe dashurinë për kulturën në çdo cep të botës”, thuhet në komunikatë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy