Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën për trafikim droge.
Gjatë operacionit, autoritetet zbuluan 10 pako me kokainë të fshehura në automjetin e shqiptarit, ndërsa në banesën e tij u gjetën dhe 20 pako të tjera, duke u bërë një total prej 34.5 kilogramësh kokainë.
Aksioni u realizua në Novara, pas një hetimi që u bazua në sinjalizime dhe informacione operative.
Gjatë kontrollit të shtëpisë, përveç drogës dhe një shume prej 1,000 eurosh në cash, policia sekuestroi gjithashtu telefona celularë, një peshore dhe material për paketimin e lëndës narkotike.
Emri i shqiptarit të arrestuar nuk bëhet me dije, teksa vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.