40
Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka sqaruar pse është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Limaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kjo ka ndodhur për shkak të aktakuzës së tij në Hagë.
Ai tha se kjo daton që nga viti 2003.
“Kjo është në kohën kur unë kam qenë në Hagë, për shkak të akuzës atje. Prej 2003. Kushdo që akuzohet në Hagë, thirret nga gjykata e Hagës, automatikisht ka hyrë aty. Të gjithë të akuzuarit e Hagës janë akuzuar nga departamenti i Thesarit që mos me pas mbështetje, eventualisht nëse dikush ikë nga drejtësia”, tha ai