Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar pas plotësimit të Urdhërit Ekzekutiv rreth sanksioneve ndaj Ballkanit Perëndimor nga presidentit amerikan, Joe Biden.
Maliqi në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka theksuar se zhvillimi që vjen në më pak se dy javë para dorëzimit të pushtetit, vështirë të besohet se u bë pa ndonjë plan për sanksione para fundit të mandatit.
Tutje, Maliqi ka shtuar:
“Veprimet e sanksionueshme mbeten ato që kanë qenë (po parafrazoj): 1) cënimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe i integritetit territorial të shteteve; 2) cënimi i proceseve dhe institucioneve demokratike; 3) cënimi i marrëveshjeve të paqes apo përpjekjeve për marrëveshje; 4) shkelja e të drejtave të njeriut; 5) perfshirja në korrupsion”.
“Ndryshimet në gjuhë tregojnë se tani është e sanksionueshme edhe “përpjekja për t’u angazhuar” (attempted to engage) në veprën e sanksionueshme, dhe jo vetëm angazhimi (engage), që është vepër më konkrete dhe me gjasë kërkon fakte më të drejtpërdrejta. Elementi i dytë është shtimi i një paragrafi që e specifikon saktë llojin e zyrtarëve të sanksionueshëm: “lider, zytrar, ose anëtar i një entiteti, përfshi entiteti qeveritar, që është angazhuar ose është përpjekur për t’u angazhuar”… në vepër të sanksionueshme. Pjesa tjetër e ndrsyhimeve e zgjeron konceptin e aseteve (psh. kompanive) të këtyre personave që mund të sanksionohen duke e theksuar më fort jo vetëm pronësinë por edhe kontrollin indirect”
Postimi i plotë:
Më pak se dy javë para dorëzimit të pushtetit te Trump, Shtëpia e Bardhë e Presidentit Biden e përditësoi Urdhërin Ekzekutiv (UE) mbi sanksionet ndaj Ballkanit Perëndimor. Vështirë të besohet se ky ndryshim bëhet pa ndonjë plan konkret për sanksione para fundit të mandatit, si “dhuratë” lamtumire.
Rëndësia e UE ështe se ajo e jep kornizën ligjore mbi bazën e të cilave sanksionet mund të vendosen dhe i përcakton veprimet që janë të sanksionueshme, llojin e individëve që mund të sanksionohen dhe masat që mund të merren. Ndryshimet e djeshme e kanë zgjeruar shumë spektrin e veprimeve të sanksionueshme si dhe llojin e zyrtarëve që mund të sanksionohen.
Veprimet e sanksionueshme mbeten ato që kanë qenë (po parafrazoj): 1) cënimi i paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe i integritetit territorial të shteteve; 2) cënimi i proceseve dhe institucioneve demokratike; 3) cënimi i marrëveshjeve të paqes apo përpjekjeve për marrëveshje; 4) shkelja e të drejtave të njeriut; 5) perfshirja në korrupsion.
Ndryshimet në gjuhë tregojnë se tani është e sanksionueshme edhe “përpjekja për t’u angazhuar” (attempted to engage) në veprën e sanksionueshme, dhe jo vetëm angazhimi (engage), që është vepër më konkrete dhe me gjasë kërkon fakte më të drejtpërdrejta. Elementi i dytë është shtimi i një paragrafi që e specifikon saktë llojin e zyrtarëve të sanksionueshëm: “lider, zyrtar, ose anëtar i një entiteti, përfshi entiteti qeveritar, që është angazhuar ose është përpjekur për t’u angazhuar”… në vepër të sanksionueshme. Pjesa tjetër e ndryshimeve e zgjeron konceptin e aseteve (psh. kompanive) të këtyre personave që mund të sanksionohen duke e theksuar më fort jo vetëm pronësinë por edhe kontrollin indirekt.