“Meta” njofton se nuk ka më filtra bukurie

by Nexhat

Meta ka njoftuar se filtrat e bukurisë (AR) të palëve të treta nuk do të jenë më të disponueshëm në aplikacionet e saj duke nisur nga janari 2025. Kjo do të thotë se më shumë se dy milionë filtra të krijuar nga përdoruesit e ofruar në WhatsApp, Facebook dhe, më së shumti Instagram, do të zhduken.

Filtrat janë bërë një veçori kryesore në Instagram. Më viralet prej tyre – të cilat shpesh përfshijnë zbukurimin e pamjes së përdoruesit, krijohen nga vetë përdoruesit përmes Meta Spark Studio.

banner

Përdorimi i filtrave zbukurues AR ka qenë prej kohësh i lidhur me përkeqësimin e shëndetit mendor dhe problemeve të imazhit të trupit tek gratë e reja.

Në teori, heqja e shumicës dërrmuese të filtrave të Instagramit duhet të sinjalizojë një pikë kthese për standardet joreale të bukurisë. Megjithatë, heqja vjen shumë vonë dhe lëvizja ka më shumë gjasa të shtyjë përdorimin e filtrit nën tokë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy