Prezantohet programi ‘Ura për Shqipërinë 2030’, në fokus infrastruktura, Rama:  Zhvillimi i pronës publike sipas modelit italian dhe spanjoll

by Nexhat

‘Ura për Shqipërinë 2030’, Programi ‘Ura për Shqipërinë 2030’ që synon transformimin e infrastrukturës publike në Shqipëri u prezantua sot në Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky program ka si qëllim ndërtimin e veprave të reja në fusha të ndryshme, si infrastruktura publike, administrata, turizmi, kultura dhe shoqëria, duke u bazuar në praktikat më të mira europiane. 

banner

“Ky është prezantim i i një faze të re e programit të zhvillimit të pronave publike në funksion të përmirësimit të kushteve të administratës shtetërore, lidhur me hapësirat e punës dhe po ashtu në funksion të krijimit të partneriteteve të cilat do të japin mundësi që nga zhvillimi i pronave publike të përfitojë drejtpërdrejtë financiarisht edhe sektori publik”, u shpreh ai.

Besoj që të gjithë i keni parasysh ende sot e gjithë ditën skelete fabrikash, apo ndërmarrjesh të vjetra që vijojnë të cenojnë peizazhin tonë dhe janë shëmbëlltyra të proceseve të shkuara të privatizimeve, të cilat në një pjesë të konsiderueshme nuk kanë sjellë asnjë rezultat tjetër përveç degradimit të mëtejshëm të këtyre aseteve”, tha Rama.

Rama thekson se për të arritur këto qëllime, Korporata Shqiptare e Investimeve do të bashkëpunojë me institucione simotra në Europë, duke krijuar mundësi për transferimin e njohurive dhe përvojës nga vendet me zhvillim të avancuar në këtë fushë.

“Bashkë me mua është Ministrin e Ekonomisë Infrastrukturës dhe Kulturës, është kryetari i bashkisë Tiranë dhe drejtuesja e koorporatës së investimeve të gjithë bashkë do e bëjnë të plotë mozaikun për ju dhe pastaj jemi në dispozicion për pyetjet e mundshme që mund të keni si do funksionojë. Ky proces do na japë mundësi të krijojmë profil për sektorin publik profil sipërmarrës, do na fus në klubin e vendeve që këto praktika i kanë shumë vjeçare dhe të konsoliduara. Si rezultat shtetit nuk do zhvishte nga pjesëmarrja në zhvillimin e pronës, të marrë dhe përfitimet në funksion të interesit publik. Por do jetë dhe aktor së bashku me aktor të tregut”.

Në fjalën e tij Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u ndal tek projekti për ndërtimin e stadiumit “Selman Stërmasi”, për të cilin ka thënë se është pronë e bashkisë, por administrohet nga klubi.

“Ne duam të ndërtojmë gjërat aty ku janë dhe shumë më të bukura nga se ishin. Mezi pres që në këtë raport që do të kemi me Aleksandrinë, të përdorim këtë shembuj të jashtëzakonshëm. Tirana e ka filluar këtë histori me shumë inferioritet. Ne kaluam në një histori kolektive, privatizo, prizatizo. Sot po shikojmë shtetin sipërmarrës. Shteti nuk pret si inferior, jep iniciativat. Unë jam vërtetë krenar sot. Pazari i ri ka një thirrje të pronës 3 deri në 4 herë. Këtu flasim për një energji të jashtëzakonshme që përhapet në të gjithë territorin e zonës ku ndodh investimi.

Kur filluam detyrën, Selman Stërmasi, vend i madh ku shiteshin makina të përdorura. Ishte një gazetar britanik që tek Selman Stërmasi përshkruante se si shumë prej taksixhive apo ata që shisnin makinat, rrotullonin kanotieret poshtë sqetullës dhe hiqnin pushin nga kërthiza. Sot na duket si një përrallë nga e kaluara dhe nuk ka lidhje fare me modernizimin që ka Tirana sot. Ai ishte imazhi që na ishte bërë rutinë. Sot kemi provuar falë vizionit të Kryeministrit se realitetet mund të ndryshojnë. Tirana sot është bërë epiqendra e turizmit.

Këto projekte nuk janë vetëm rikuperim i disa hapësirave, sot dua të sqaroj të gjithë tifozët se Selman Stërmasi është pronë e bashkisë, por administrohet nga klubi, i cili ka arritur në një konkluzion që fiton më shumë para duke dhënë më shumë për cirk dhe për festa birre se sa fiton nëse do e përdorte për stadium. Klubi sot është më kail të luajë në Lushnje se sa të luajë në Tiranë se ka më shumë leverdi për ta trajtuar si një kamping për festat e birrës dhe qofteve.

Nuk jam kundër tyre, por thjesht nuk më duket mënyra më eficente për ta përdorur një stadium. Stadiumi Selman Stërmasi ka qenë vizioni i lidershipit të Ministrisë së Brendshme në atë kohë që stadiumi Dinamo duhet të ishte një replikë e stadiumeve sovjektive të kohës, kështu që përpara se të fillojë histeria është e rëndësishme të listohen fakte dhe cila është vlera. Sot stadiumi Selman Stërmasi, fiks stadiumi sovjetik i Ministrisë së Brendshme dhe viteve të izolimit”, shtoi Veliaj.

Stadiumi “Selman Stërmasi” do të zhvillohet tërësisht dhe do të ndërtohet nga e para përmes një gare të hapur. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, bëri të ditur se tashmë shpallja për fazën e parë për të marrë pjesë në këtë projekt është e hapur deri më 24 Janar.

Sipas saj, investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe hapësirave përreth duhet të jenë arkitektë dhe sipërmarrës. Sa i përket specifikimeve teknike për këtë projekt, stadiumi duhet të jetë i kategorisë 4 të UEFA me një numër vendesh 14.000-16.000

“Programi që ne synojmë të vendosim nëpërmjet ideve që do vijnë në konkurrim është në masën 120 mijë metra katrorë. Thirrja për fazën e parë përfundon më 24 Janar. Do të ketë 5 skuadra të përzgjedhura që do marrin edhe çmime, 3 prej tyre do kenë mundësinë të konkurrojnë për të qenë fitues, 3 skuadrat me projektet më të mira dhe në fund do kemi 1 fitues, ai që do të ketë ofertën më të përshtatshme ekonomike”, tha Greca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy