Ramadani: Shteti ia ka ndalë rrymën Bondsteel-it – ka pasur reagim jashtëzakonisht të ashpër të NATO-s

by Nexhat

Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se para Vitit të Ri, edhe Bondsteel është përfshirë në ndërprerjen e energjisë elektrike.

E kjo thotë Ramadani ka ngjallur reagimin e NATO’s deri te pyetja a jemi në vend miqësor apo armiqësor.

banner

Ramadani tha se ka pasur menjëherë takime me ministren e Ekonomsë, Artane Rizvanolli, e mekanizma energjetikë dhe nga pala kosovare është thënë se “i keni gjeneratorët”.

“Me NATO nuk ka shaka, raportet me NATO’n janë më strikte, më të sakta, sesa raportet bilaterale me shtetet. NATO ka tjetër strukturë, kur merr vendim NATO edhe Rusia e Kina i tërheqin vendimet e veta”.

“Ditët e fundit, Kosovë kemi pasur mungesë të energjisë elektrike dhe ka qenë e përfshirë edhe KOST edhe Qeveria dhe e kanë ndalë rrymën Bondsteel. Ka ndodhur para vitit të ri, është një prej temave që ka ngjallur reagim të NATO’s, deri në pyetjen  a jemi në vend miqësor apo armiqësor”, ka thënë Ramaani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy