26
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka vizituar sot ish-deputetin Ervin Salianji në burgun e Fierit. I shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, Berisha hyri në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit rreth orës 13:00.
Ervin Salianji, i cili u dënua më 27 Shtator të vitit të kaluar nga Apeli për akuzën e “kallëzimit të rremë” lidhur me dosjen “Babale”, është duke vuajtur një vit burgim. Ky rast është një nga çështjet që ka ngjallur shumë reagime dhe polemika në politikën shqiptare.