U padit nga gjyqtarja e Sali Berishës, paraqitet në SPAK Argita Malltezi

by Nexhat

Vajza e ish- kryeministrit Berisha, Argita Malltezi u paraqit në SPAK në lidhje me një kallëzim të gjyqtares Irena Gjoka. Padia u bë pas deklaratave publike të Malltezit e cila thoshte se gjyqtarja Irena Gjoka që kishte në dorë çështjen e babait të saj, është e korruptuar e ka marrë 500 mijë euro.

Pas daljes nga prokuroria, Malltezi tha se deklarimet i ka bërë nisur nga shkrimet mediatike.

banner

“Isha thirrur në funksion të çështjes 193 të vitit 2024. Mesa duket gjyqtarja Irena Maneku, Gjoka, ka kërkuar të hetohet për kallëzim të rremë ndaj meje dhe SPAK ka hapur procedim. Në një tentativë që duart të lajnë fytyrat që nuk mund të lahen, çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë. Kjo godinë shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit të kapjes së drejtësisë”, deklaroi Malltezi.

“I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar. Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dyshim standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu. Unë dhe Jamarbri kemi bërë disa kallëzime për çështje konkrete për falsifikim aktesh konkrete”, tha Argita Malltezi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy