26
Prokuroria e Posaçme ka reaguar për mediat pas akuzave të kreut të PD, Sali Berisha se Pandeli Majko është përgjuar nga SHISH me vendim gjykate dhe se dosja ndaj tij ndodhet në SPAK.
SPAK shprehet se pranë kësaj prokurorie nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko.
“Pas verifikimeve të kryera në Regjistrin e Kallëzimeve Penale dhe Regjistrin e Protokollit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton asnjë material kallëzues apo procedim penal në ngarkim të shtetasit Pandeli Majko”, bën me dije SPAK.