Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve

by Nexhat

Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, i cili pati takime me presidenten dhe kryeministrin e vendit.

Ambasada tha se përpos krerëve shtetërorë, Verma u takua edhe me komunitetin e biznesit e Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

banner

“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, ka takuar presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, komunitetin e biznesit, Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë”.

Ndërkaq, për Dialogun Strategjik, ambasada tha se ajo u dakordua mes presidentes Vjosa Osmani dhe Vermës.

Po ashtu, në këtë njoftim ambasada e theksoi mesazhin e tij që Kosova duhet të jetë një vend demokratik e shumetnik ku komunitetet jetojojnë e përparojnë pa frikë.

“Verma dhe Osmani ranë dakord për themelimin e Dialogut Strategjik dypalësh. D-MR [zëvendëssekretari Verma] gjithashtu diskutoi rëndësinë e ruajtjes së statusit të Kosovës si një vend demokratik dhe multietnik ku të gjitha komunitetet mund të kenë sukses dhe të përparojnë pa frikë dhe pa presion”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy