Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar sloganin e VV-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije se slogani “cep më sep” shpërfaq mendësinë totalitare të partisë së kryeministrit Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se i tillë ka qenë edhe slogani që VV-ja ka pasur në zgjedhjet e kaluara nacionale.
“#KREJTdheDREJT dhe #Cepmëcep e shpërfaqin mendësinë totalitare të Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Kjo mendësi bie ndesh me konceptin e rendit liberal për ‘checks and balances’, të pushteteve që e balancojnë njëri-tjetrin: legjislativi, ekezkutivi, gjyqësori dhe media. Këta janë mekanizmat vetërregullues në një shoqëri ideale demokratike. Është e qartë pse kasta aktuale pushtetore i sulmon Gjykatën Kushtetuese dhe mediat kritike të Kosovës. Do t’i nënshtrojë për ta siguruar pushtetin e vet absolut. Kosovarët nuk do t’i japin askujt pushtet absolut”, ka shkruar Hamiti.