Jashari: Kurti është anti- UÇK, po bënë fushatë me rritjen e pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta

by Nexhat

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të dala nga lufta.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se rritja prej 20 përqind e pensioneve mbi shumën aktuale do të bëhet për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile.

banner

“Ashtu siç e patëm bërë njoftimin në tetor të vitit të kaluar, gjatë janarit, sot edhe edhe zyrtarisht do të aprovohet rritja prej 20 përqind e pensioneve mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarët e UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale dhe viktimat civile”, tha Kurti.

Xhavit Jashari, përfaqësues i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, ka kritikuar ashpër rritjen prej 20% të pensioneve për familjet e dëshmorëve, duke e quajtur të pamjaftueshme dhe ofenduese.

Sipas Jasharit, kjo rritje nuk reflekton inflacionin dhe është një mashtrim.

“Aspak e mjaftueshme, 20% me rritë pensionin a e din ky kryeministër me kalkuluar sa është inflacioni, kjo nuk është ngritje dhe është fyerje për familjet e dëshmorëve. Mashtrimi i radhës është që dy dëshmorë mund ta gëzojnë këtë ngritje vetëm ata prind që janë gjallë dhe dëshmorë që nuk kanë qenë të martuar është e ulët dhe nuk e bënë jetën e dinjitetshëm për këtë kategori”, shprehet ai.

Ai ka theksuar se kjo është një vazhdimësi e politikave të kryeministrit, të cilat, sipas tij, kanë goditur vazhdimisht luftën e UÇK-së dhe të drejtat e këtyre kategorive.

Jashari ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti gjatë katër viteve mandat ka qenë anti-UÇK.

“Së pari i ka goditur duke i hequr nga paga minimale pas kësaj goditje të rëndë është e pamjaftueshme kjo ngritje për këto kategori. Kjo është fushatë e kryeministrit që donë të bëjë me këtë kategori se ky vazhdimisht ka qenë kryeministri më anti-UÇK vazhdimisht ka goditur luftën e UCK e këto kategori në të gjitha mënyrat”, deklaroi Jashari për “Front Online”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy