Krasniqi: Albulena Haxhiu dhe Hekuran Murati të kërkojnë falje publike për shpërndarje të dezinformatave ndaj hetuesit policor

by Nexhat

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar pas ri-suspendimit të hetuesit policor Idriz Gashi.

Krasniqi ka thënë se nëse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati “nuk kërkojnë falje publike për shpërndarjen e dezinformatave ndaj policit hetues dhe nuk i largojnë ato postime nga rrjetet e tyre sociale, ata krijojnë përshtypjen se janë pjesë aktive e një fushate që synon të minojë proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të partisë në pushtet”.

banner

Postimi i plotë:

Nëse Ministrja e Drejtësisë dhe Ministri i Financave nuk kërkojnë falje publike për shpërndarjen e dezinformatave ndaj policit hetues dhe nuk i largojnë ato postime nga rrjetet e tyre sociale, ata krijojnë përshtypjen se janë pjesë aktive e një fushate që synon të minojë proceset ligjore ku janë të përfshirë eksponentë të partisë në pushtet

Refuzimi për të kërkuar falje dhe mosveprimi në këtë drejtim, dëshmojnë papërgjegjësi publike dhe dështim për të përmbushur Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy