Seanca e Kuvendit të Kosovës e zhvilluar më 5 dhjetor ishte seanca e fundit përket kësaj legjislaturë.
Sot është dita e fundit e legjislaturës së tetë të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. Nga sot rrjedhimisht do të shpërndahet edhe Kuvendi i Kosovës.
Seanca e zhvilluar më 5 dhjetor ishte e fundit, ku edhe u miratuan gjithsej 18 ligje.
Duhet përkujtuar që kjo legjislaturë në shumicën e rasteve pati edhe mungesë të kuorumit, e shpesh herë dështim të seancave.
Saktësisht sipas njohësve, shpërndarja e Kuvendit ndodhë 30 ditë para zgjedhjeve nacionale, ashtu siç edhe e parasheh neni 66 i Kushtetues së Kosovës, saktësisht paragrafi 2 i këtij neni.
Saktësisht kjo e premte është dita e fundit e legjislaturës.
Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë. Nga kjo legjislaturë ishin 55 nga Vetëvendosje, 18 nga PDK, 17 nga LDK, 9 nga Lista Serbe, 8 nga AAK, dy nga Kosova Demokratik Turk Partisi dhe 9 nga të tjerët ku kanë vetëm nga një deputet.
Nga zgjedhjet e 9 shkurtit pritet që ky Kuvend të ketë legjislaturë të re, e ku nuk dihet se kush do të arrijë t’i mbledhë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet.
Shumë prej kandidatëve në listat e partive politike tashmë janë deputetë, ministra apo zyrtarë të tjerë.
Por në kuadër të listave konkurruese ka edhe nga ata që janë emra të rinj.
Risi në këto zgjedhje është fakti se qytetarët do të kenë mundësi të votojnë 10 kandidatë për deputetë, kësisoj lista e zgjedhjes do të jetë më e gjerë- e mundësia e mbledhjes së votave më e vështirë.
Secili kandidat do të ketë një muaj fushatë elektorale që të mund të arrijë t’i bind qytetarët që t’ia japin votën.
Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë.
Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit dhe vepron sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tij. Deputeti ka të drejtë për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit, për të iniciuar ligje apo rezoluta, për t’u parashtruar pyetje anëtarëve të Qeverisë, për të votuar për vendimet e propozuara të Kuvendit, si edhe për të marrë pjesë në diskutime, në kushte të barabarta me deputetët tjerë të Kuvendit.