Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

by Nexhat

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për ndarjen e 100 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike-mbështetjen financiare për familjarët e veprimtarit Enver Hadri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj gjatë mbledhjes së qeverisë tha se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit, dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, prandaj duhet ofruar mbështetje për familjen,

banner

“Dy të akuzuarit janë shtetas serb, të cilët akuzohen se në vitin 1999 në Belgjikë kanë kryer vrasjen, ndërsa i akuzuari i tretë po ashtu ish pjesëtar i Inteligjencës Jugosllave, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tij. Ata ishin shpallur fajtor, dhe po trajtohet ankesa e tyre. Ky rast ka rëndësi historike për vendin, prandaj kemi vendosur ta mbështesim familjen”, tha ai.

Të akuzuarit për vrasjen e Hadrit, ishin shpallur fajtor para tetë vitesh.

Ministrja po ashtu tha se Enver Hadri ishte vrarë gjatë vitit 1990

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy