Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me drejtorin e ri të Policisë së Kryeqytetit, Major Bekim Bislimin, dhe drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, në një takim zyrtar për të diskutuar prioritetet kryesore të sigurisë dhe rendit publik në kryeqytet.
Gjatë këtij takimi, Rama theksoi rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e masave të sigurisë në lagjet e qytetit
Diskutimet përfshinë edhe hartimin e planeve konkrete për luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e qetësisë për të gjithë qytetarët
“Ky është hapi i parë drejt një partneriteti të fortë, që synon të forcojë besimin e qytetarëve te institucionet tona. Me vendosmëri për të ndërtuar një kryeqytet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, ky takim shënon fillimin e një rrugëtimi të ri për të adresuar sfidat që na presin,” shkroi Rama në një postim në Facebook
Takimi shënon fillimin e një qasjeje të re për të përmirësuar sigurinë publike në Prishtinë dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet lokale dhe të sigurisë