Sllovakët protestojnë në të gjithë vendin kundër politikave pro-ruse të Ficos

by Nexhat

Mijëra sllovakë dolën në rrugë të premten ndërsa protestat kundër politikave pro-ruse të kryeministrit populist, Robert Fico u përhapën nga kryeqyteti i Sllovakisë e në të gjithë vendin dhe jashtë tij.

Vala e fundit e mitingjeve antiqeveritare u nxit nga udhëtimi i papritur i Ficos në Moskë para Krishtlindjeve për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, shkruan The Independent,

banner

Takimi i Ficos me Putinin është “i papranueshëm”, tha para turmës në Bratislavë organizatorja e protestës Lucia Shtasselova nga organizata joqeveritare e Ukrainës “Paqja në Ukrainë”.

Ajo tha se Fico shkoi në Moskë “në një kohë kur fqinjët tanë përballen me një agresion të madh ushtarak, në një kohë kur e gjithë bota e civilizuar dhe demokratike e dënon këtë agresion”.

“Na vjen turp për Ficon”, thërriste turma

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy