U rrëmbye në tetor nga Hamas/ 23 vjeçari u gjet pajetë nga ushtria izraelite

by informim peje

Ushtria izraelite ka gjetur të pajetë djalin e Yosef Al-Ziyadnah, një peng, trupi i të cilit u gjet këtë javë në Gaza.

Hamza Al-Ziyadnah, 23 vjeç, u gjet i vdekur në një tunel në Rafah, sipas një deklarate të përbashkët nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit dhe Agjencisë së Sigurisë së Brendshme.

banner

Pas gjetjes së trupit të babait të tij në Rafah, kishte prova që ngritën shqetësime për jetën e Hamzas, i cili u gjet i pajetë në të njëjtën zonë ditën e sotme.

Hamza dhe babai i tij u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023 dhe janë mbajtur në Gaza që atëherë.

Familja Al-Ziyadnah janë pjesë e komunitetit Beduin Myslimano-Arab që jeton në shkretëtirën Negev në jug të Izraelit.

Yousef dhe tre fëmijët e tij, Hamza, Bilal dhe Aisha, u rrëmbyen nga një fermë në Kibbutz Holit në jugperëndim të Izraelit, ku ata punonin. Bilal dhe Aysha ishin mes dhjetëra pengjeve të liruara gjatë marrëveshjes së shkurtër të armëpushimit në nëntor të vitit 2023.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy