Vinicius Junior po e konsideron mundësinë e blerjes së një klubi të kategorisë së dytë në Portugali, sipas ESPN Brazil.
Reprezentuesi brazilian është mjaftueshëm i pasur për ta bërë këtë të ndodhë në rast se ndonjë klub përputhet me vizionin e tij
Vinicius ka një numër marrëveshjesh luksoze me sponsorë të ndryshëm, për të mos përfshirë këtu kontratën që ka tek Real Madridi.
Nëse marrim për bazë të gjitha këto atëherë i bie që Vinicius fiton rreth 20-30 milionë euro në vit.
Vinicius me gjasë po synon ta ndjekë rrugën e njëjtë si bashkëlojtari i tij Kylian Mbappe, i cili zotëron aksionet e klubit francez Caen.
Mbappe u bë pronar i klubit duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të tyre për 15 milionë euro.
Përveç Mbappes, edhe ylli tjetër francez N’Golo kante së fundmi bleu klubin Royal Excelsior Virton, që bën gara në kategorinë e tretë në Belgjikë