Zyrtari amerikan lë mesazhe për marrëveshjen me Serbinë: Ligjërisht e detyrueshme, të zbatohet sa më parë

by Nexhat

Richard R. Verma, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, i cili sot gjatë ditës zhvilloi takime në Kosovë, si atë me presidenten Vjosa Osmani, e me kryeministrin Albin Kurti, është deklaruar për çështje si ajo e dialogut dhe e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se kjo marrëveshje e arritur është e ligjërisht e detyrueshme.

Verma më tej ka thënë se çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, është në jo vetëm në interesin e dy vendeve, por edhe për sigurinë rajonale.

banner

‘‘Shikoni, ne besojmë se kushtet e marrëveshjes janë kushte ligjërisht të detyrueshme dhe se të dyja vendet janë zotuar për to, për parimet e marrëveshjes. Shikoni, mendoj se është në interes jo vetëm të marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe për sigurinë rajonale dhe prosperitetin e vetë njerëzve, që të dy vendet të jenë në gjendje të ulen dhe të zgjidhin këto çështje. Dhe sigurisht që Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar në lehtësimin e këtij procesi përmes mekanizmave të BE-së’’, ka thënë Verma për KOHA-n.

Po ashtu, zyrtari amerikan është deklaruar edhe për procesin e dialogut duke thënë se, i njëjti i është i rëndësishëm, dhe se i njëjti ‘‘do të sjellë atë që unë mendoj se të gjithë po përpiqemi të arrijmë, që është integrimi më i madh evropian në institucionet evropiane, duke përfshirë një ditë, potencialisht edhe në NATO’’.

Pos kësaj, Verma ka thënë se procesi i dialogut do të sjellë edhe njohjen e ndërsjellë.

‘‘Shikoni, ne e mbështesim fuqimisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe mendoj se është tepër e rëndësishme që të dyja palët të përmbushin zotimet që i kanë marrë vite më parë. Ky është proces shumë i rëndësishëm. Ky është procesi që do të sjellë atë që unë mendoj se të gjithë po përpiqemi të arrijmë, që është integrimi më i madh evropian në institucionet evropiane, duke përfshirë një ditë, potencialisht edhe në NATO. Ky është po ashtu procesi që do të sjellë normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë. Por, është me rëndësi që t’i kthehemi dialogut. Mendoj se sot në mëngjes ia përmenda edhe presidentes edhe kryeministrit se sa e rëndësishme është që të përmbushen zotimet e marra në dialog dhe zotimin e njëmendtë për një vend shumetnik, demokratik dhe paqësor. Besoj se këtu qëndron e ardhmja e Kosovës. Kjo gjë është në thelb të marrëveshjes së lehtësuar nga BE-ja. Dhe kjo është pa aq e rëndësishme. Prandaj… kur ka veprime që mund të perceptohen si veprime që janë në kundërshtim me atë marrëveshje, kjo bëhet problematike. Pra, veprimet e njëanshme, mendoj se kur flasim për shoqërinë shumetnike, është e rëndësishme që edhe serbët e Kosovës të kuptojnë dhe të dinë se ku përshtaten në këtë vend. Dhe kështu, po, është e rëndësishme që ajo marrëveshje të zbatohet dhe dialogu të kthehet në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur’’, ka shtuar Verma

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy