Bajer Leverkusen ka marrë një fitore “të rëndë” në transfertë përballë Borusia Dortmund, duke vazhduar në tentativën për të vënë nën trysni Bajern Munihun kryesues.
Skuadra e Çabi Alonsos ka triumfuar me rezultatin 3-2 në një duel i cili ka qenë i luftuar deri në fund, edhe pse në startin e sfidës dukej krejtësisht ndryshe. Brenda 20 minutave të parë u shënuan 4 gola, me Tella dhe dygolëshin e Shik për miqtë si dhe Gitens i cili tundi rrjetën për vendasit.
Dormtundi u mundua të kthehej në ndeshje dhe ia doli të shkurtonte diferencën në fundin e saj me Girasi. Por vendasit nuk ia dolën që të shënonin një tjetër gol dhe kësisoj dueli u mbyll me fitoren 3-2 të Leverkusenit, që e sheh veten vetëm 1 pikë larg Bajern Mynih./PanoramaSport/