30
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të hapjes së fushatës ka thënë se nëpër çdo cep të Kosovës, partia në pushtet, cep më cep paratë e vjedhura do t’i kthejnë cent më cent.
‘’Nga kjo sallë le të themi zëshëm se nëpër çdo cep të Kosovës, le t’iu themi cep më cep, paratë e vjedhura do t’i ktheni cent më cent’’, ka deklaruar Abdixhiku.