Arsenali është kritikuar nga tifozët për një vendim që shkel rregullat e FA Cup, për ndeshjen që është duke u zhvilluar kundër FA Cup kundër Manchester United
Dy gjigantet e futbollit po luajnë në Emirates Stadium, ku asnjëra skuadër nuk veshi ngjyrën tradicionale të kuqe, në përputhje me fushatën e Arsenalit për vetdijësim “No More Red”.
Gjithsesi, tifozët që ndiqnin ndeshjen në BBC vunë re diçka të pazakontë: një bllok i madh vendesh të zbrazëta në tribunën e sipërme të stadiumit, megjithëse ndeshja pritej të ishte e tejmbushur.
Sipas rregullave të FA Cup, tifozët e skuadrës mike kanë të drejtë të marrin deri në 9,000 bileta. Por Manchester United mori vetëm 8,000 bileta, një vendim që sipas gazetarit Mike Keegan nga Daily Mail u mor për arsye “sigurie”.
I pakënaqur me vendimin, United bëri disa kërkesa për të marrë 1,000 biletat e tjera, por pa sukses. Klubi më pas sugjeroi që biletat e mbetura të jepeshin për familje dhe fëmijë të lidhur me fondacionin e tyre bamirës, por gjithashtu nuk u arrit asnjë marrëveshje me FA-në.
Si alternativë përfundimtare, United propozoi që biletat t’u ofroheshin punonjësve të shërbimeve emergjente dhe njerëzve të përfshirë në projektet e futbollit në komunitet. Megjithatë, u tha se nuk kishte mjaftueshëm kohë për ta realizuar këtë ide.
Për pasojë, ulëset pranë seksionit të tifozëve të United mbetën bosh, duke shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët, të cilët e konsideruan vendimin si të padrejtë dhe shkelje të rregullave të turneut.