31
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, nga tubimi në Ferizaj u shpreh se “me masivitet të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të palëkundur, Ferizaj i dha sonte mbështetje misionit tonë për Kosovën”.
Hamza deklaron se u bashkuan “për qytetarët tanë. Jemi bashkuar për Kosovën”.
“Besimi i madh i qytetarëve kudo nëpër Kosovë i jep fuqi rikthimit tonë si forcë politike në krye të Qeverisë’, shprehet Hamza.
Ai rikujton se “131 është shpresë për të gjithë! #MaMirë”.