Chelsea merr vendim për të ardhmen e Christopher Nkunkus

by Nexhat

Chrisotpher Nkunku nuk ka arritur të lë gjurmë deri më tani te Chelsea kur kanë kaluar një vit e gjysmë prej transferimit të tij në Stamford Bridges.

Sulmuesi francez fillimisht u përball me një lëndim të rëndë ku mbeti jashtë fushave thuajse për 10 muaj

banner

E tani pas rikthimit francezi nuk është një titullar i rregullt dhe ai ka kërkuar largimin nga klubi

Megjithatë te Chelsea duket se do t’ia plotësojnë dëshirën, pasi kanë marrë vendim për shitjen e Nkunkus gjatë afatit kalimtar të janarit.

Londinezët synojnë që ta largojnë Nkunkun, por me shpresë se nuk do të humbasin shumë nga 60 milionët e investuara në të.

Mediat e ndryshme në Angli kanë raportuar se Chelsea mund ta shesë yllin e tyre mes 40-45 milionë euro, derisa PSG, Bayern Munich dhe Manchester United kanë shprehur interesim

27-vjeçari këtë edicion në 27 ndeshje ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime, por në total ka vetëm 1090 minuta të luajtura

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy