Kurti nga Mitrovica: Nuk do të ketë më sundim të bandave kriminale

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti në tubimin elektoral në Mitrovicë ka thënë se nuk do të ketë sundim të bandave kriminale, qarkullim të targave ilegale dhe një varg veprimesh të tjera si më herët.

“Nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më sundim të bandave kriminale, qarkullim të targave ilegale, ngritje të barikadave, prodhim të kriptovalutave. Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën demokratike të Kosovës ngadhënjen gjithmonë, çdokudo, cep më cep Mitrovicës e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

banner

Kurti ka theksuar se me LVV-në është shumëfishuar punësimi dhe është zhvilluar e rritur ekonomia.

”500 mijë zemra te ky numri 118 janë zgjidhja e vërtetë, janë fitorja cep më cep. Pra, qeveria jonë edhe din, edhe do, edhe guxon. Na e bëjmë të mundur atë që e kërkojmë, atë që mendojmë se është e drejtë dhe që na duhet. Në Mitrovicë dy çerdhe të reja. Kemi bërë investime thelbësore. Kemi rehabilituar Qendrën e Kulturës”, ka thënë Kurti nga salla “Minatori”.

Faton Peci: Mitrovica ka pritur më së gjati për liri

Përfaqësuesi i Listës Guxo, Faton Peci, gjatë tubimit ka thënë se Mitrovica si qytet ka pritur më së gjati për liri krahas qyteteve të tjera në Kosovë.

“Mitrovicë, ti prite gjatë, prite më së gjati për të mundësuar dhe jetësuar lirinë, për të afirmuar të drejtat më elementare njerëzore. U dashtë sakrifica e individëve, personaliteteve, figurave të shquara të kombit për të jetësuar atë që e kanë jetësuar edhe pjesët e tjera të kombit. Është dashur angazhimi i familjes Draga që nga Lidhja e Parë e Prizrenit, e deri te Kongresi i Manastirit. Është dashur flijimi dhe sakrifica e Isa Boletinit me 7 djem e 7 nipa të vet, me 400 bashkëluftëtarët që u bënë garda e parë e shtetit shqiptar”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy