Pas tubimit me qytetarë në Mitrovicë, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdoi aktivitetet në këtë qytet duke zhvilluar një takim me vajza dhe gra, ku theksoi rolin e rëndësishëm që ato kanë në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë kosovare
Në këtë takim, Kurti njoftoi se viti 2025 do të shpallet “Viti i Vajzave dhe i Grave”, duke u fokusuar në hartimin e politikave që fuqizojnë gratë dhe vajzat në çdo aspekt të jetës.
“Viti 2025 do të jetë Viti i Vajzave dhe i Grave, gjatë të cilit do të hartohen politika që jo vetëm i mbështesin, por edhe i fuqizojnë ato në çdo fushë të jetës.” – tha Kurti