Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se logo e kryeqytetit është vendosur në librat prestigjiozë botëror.
Referenca për Prishtinën është përfshirë në një libër prestigjioz që vlerëson arritjet më të mëdha në arkitekturën botërore, duke e vendosur këtë qytet në një dritë të re dhe të rëndësishme.
“Jam i nderuar që referenca ime për Prishtinën janë pjesë e këtij libri prestigjioz që vlerëson arritjet më të mëdha në arkitekturën botërorë,” shkroi Rama.
Ai theksoi se kjo është një njohje e jashtëzakonshme për Prishtinën, duke shtuar se kjo e vë qytetin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare për karakterin e tij unik dhe zhvillimet e tij në arkitekturë.
“Prishtina, me karakterin e saj unik, po shkruhet në histori si një qytet i denjë për vëmendjen ndërkombëtare,” tha Rama, duke nënvizuar se kjo është më shumë se një vlerësim – është një dëshmi e faktit që qyteti po shndërrohet në një vend tërheqës për investitorët dhe arkitektët më të mëdhenj të kohës
Ai gjithashtu shprehu besimin se Prishtina ka një të ardhme të ndritur në arkitekturën globale: “E ardhmja e arkitekturës globale na përket edhe neve.”