Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme

by Nexhat

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar në Kosovë.

Sipas raportit më të fundit, të gjitha rrugët janë të kalueshme për automjete, por drejtuesit duhet të kenë pajisje dimërore, për shkak të borës në disa segmente rrugore.

banner

Në rrugët Mitrovicë – Bërnjak, Gjakovë – Qafë Morinë, Gjakovë – Qafë e Prushit, Gjilan – Dheu i Bardhë dhe pika të tjera, rrugët janë të mbuluara me borë, por pa prani të akullit apo pengesave si rrëshqitje dheu.

Edhe në Mitrovicë – Jarinjë, Pejë – Kullë, Podujevë – Merdar, Prizren – Vërmicë, qarkullimi mbetet i sigurt për automjetet pavarësisht borës.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen që të pajisen me zinxhirë, goma dimërore dhe mjete të tjera për qarkullim të sigurt, sidomos në zonat me borë dhe kushte të tjera dimërore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy