28
Situata meteorologjike në qarkun e Kukësit është raportuar e qetë dhe pa reshje dëbore deri në orën 15:00, ndërsa autoritetet kanë punuar për të siguruar qarkullimin dhe furnizimet bazë për banorët e zonës
Të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme, teksa raportohet se subjektet kontraktore kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre
- Në bashkinë Kukës, rrugët janë të kalueshme nga ato nacionale deri në qendrat e njësive administrative, me përjashtim të njësive Arrën dhe Zapod.
- Në bashkitë Tropojë dhe Has, të gjitha rrugët janë plotësisht të qarkullueshme.
Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur:
- Bashkia Kukës: Njësitë Arrën, Ujmisht, Bicaj dhe fshatrat Kolesian, Turaj, Shishtavec, Qam, Malzi.
- Bashkia Has: Njësitë Gjinaj dhe Fajza, si dhe fshatrat Kishaj, Pogaj, Myç-Has, Tobël dhe Metaliaj.
Furnizimi me ujë për banorët e qarkut kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellësit Kukës