SPAK nuk gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me një mesazh dhe reagim sa i përket akuzave të ngritura nga opozita për përfshirjen e vëllait të tij Olsi Rama në dosjen “Xibraka.”

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se deri më tani kishte refuzuar të komentonte për këtë çështje, pasi siç u shpreh, ka pritur verdiktin e drejtësisë.

banner

“Pra, me fakte e me prova, jo me hamendësime e me fabrikime, është katërcipërisht e qartë, se im vëlla u përdor si mish për top, për të më goditur dhe rrëzuar mua në sytë e opinionit publik. Tani, kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua – s’ka se si të jetë as e fundit – nga një parti e ashtuquajtur demokratike, që është pengu historik i një katrani me bojë, i cili e ka kapur për fyti atë parti, qysh në lindje të saj dhe e ka përdorur si një zorrë private, për të jashtëderdhur në publik të gjitha nevojat e një lufte politike vulgare, pa asnjë respekt për të vërtetën, për njeriun, për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe…,” shtoi Rama.

Rama theksoi se i vëllai është në punën e tij, dhe se asnjëherë nuk ka kërkuar dhe as nuk ka përfituar asnjë favor për shkak të kryeministrit.

Të njëjtën gjë, kreu i qeverisë theksoi edhe për bashkëshorten Linda, dhe për vajzën e tyre për të cilat theksoi se asnjëherë nuk janë gjendur në situata ku mund të kenë pasur konflikt interesi

Më këtë rast, sqaroi edhe akuza të tjera të ngritura nga opozita ndër vite ndaj tij.

“Më kanë bërë skifozren, e kanë fabrikuar edhe kartelën. Nuk kam pasur, asnjë herë probleme të shëndetit mendor. Jam akuzuar nga një katran i madh, me diplomë mjeku. Më kanë bërë me 200 apartamente në Shqipëri dhe Evropë. Nuk kam dashur të kem apartament tjetër. Ashtu i shihja gjërat kur isha i ri. Doja të isha i lirë nga çdo pronë e patundshme. Kur na bekoi zoti me një fëmijë tjetër, bëmë një shtëp itonën. Më kanë bërë me saraje. Jo, ajo shtëpi nuk ka lidhje me sarajet. Çerek shekulli akuze, pa asnjë çerek prove. Kush më njeh, e di se paraja nuk ka qenë tundim i madh.  për mua. Le të gjejnë një kokërr leku, një dëshmitar. Një fakt të vetëm që të provojë që nuk jam ky që jam. Pastaj iki vetë unë. Nuk kanë gjetur dhe nuk kanë për të gjetur asgjë.  Më kanë bërë proderues droge. Jo, nuk jam përdorues. Më kanë bërë kriminel. Jo, nuk kam bërë asnjë krim. Më kanë bërë blerës votash. Krimi nuk vendos më asgjë në këtë Shqipëri që udhëhiqet nga PS….” (A2 Televizion)

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy