“TikTok-ut do t’ia mbyllë derën qeveria”, Edi Rama mesazh qytetarëve për opozitën: Mbylljani derën këtij llumi në 11 maj

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh i vendosur për të zbatuar vendimin e qeverisë për mbylljen e TikTok.

“TikTok-ut do t’ia mbyllë derën e Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm”, tha Rama.

banner

“Jam dakord me ju se TikTok-u është burim serioz rreziku për sigurinë e vendit dhe fëmijëve tanë, por edhe më i rrezikshëm se llumi i TikTok-ut në ekranet e celularëve është llumi i politikës së shpifjeve e gënjeshtrave, sharjeve, sherreve politike mediatike që nuk u lënë gjë mangët grindjeve të rrugaçëve të lagjes ku më të vegjlit e me te rinjtë e kësja shoqërie janë edhe hallka me kollaj e prekshme nga kultura e ulët që fut në derën e njerëzve gjithë ai llum”, shtoi Rama në një mesazh drejtuar qytetarëve.

Pasi renditi shpifjet që ai pretendon se opozita ka bërë në adresë të tij, kryeministri Rama iu bëri thirrje qytetarëve që t’i dënojnë me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

“Unë ju kërkoj sot si njerëz, pavarësisht ideve dhe bindjeve tuaja politike, të thoni se jo politika nuk e ka medoemos kështu. E dini që cila është gjëja këtu? Gjëja këtu është forca e asaj të keqes, e cila duke helmuar përditë mjedisin publik, duke synuar përditë rrëmujën e zhurmshme, nëse ju do të më këptoni për këtë, atëherë do të më kuptoni kur ju them se TikTok është burim rreziku, por ende më i rrezikshëm është llumi i politikës së shpifjeve edhe gënjeshtrave.TikTokut do t’ja mbyllë derën e Shqipërisë për të paktën 1 vit, ndërsa këtij llumi duhet t’ja mbyllni dyert të gjithë ju duke nisur nga dera e Parlamentit të ardhshëm. Këta janë shëmbëlltyra e gjallë e asaj të ligës që e ndjek shtetin shqiptar nga dita e krijimit të tij. E asaj të ligës që nuk la dy gurë bashkë për ta penguar ardhjen e demokracisë në këtë vend.Të kuptohemi, unë dhe ne socialistët në qeveri kemi kusuret tona. Qoftë edhe thjesht po të flesh me qenin gdhihesh me pleshta. Por ju qytetarët e këtij vendi, duhet me patjetër të mos i merrni lehtë e jo më t’i falni autorët e poshtërsirave kaq të neveritshme si kjo që më nxiti të dal sot para jush. Të mos i lini fëmijët që nuk votojnë akoma nën mëshirën e këtyre modeleve të shpifura. As mos i harroni, as mos i toleroni ata që e mishërojnë këtë model. Kur të vijë në Pranverë dita e gjykimit tuaj për të gjithë individët e forcave politike që do t’ju kërkojnë votën, unë kam ndaj jush një borxh që e njoh dhe që nuk lahet kurrë, por duhet ta dini se as ju kam tradhtuar dhe as do t’ju tradhtoj kurrë”, theksoi Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy