21 foshnja të lindura në një javë në Spitalin e Pejës

by Nexhat

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se viti 2025 ka nisur me rezultate pozitive, duke raportuar se gjatë javës së kaluar janë sjellë në jetë 12 vajza dhe 9 djem.

Lindjet shënojnë një moment të veçantë për komunitetin dhe janë dëshmi e përkushtimit të ekipit të maternitetit të Spitalit për të ofruar kujdes maksimal për nënat dhe të porsalindurit.

banner

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Facebook-ut, Spitali ka ndarë detaje shtesë për shërbimet e tjera të ofruara gjatë javës.

Në këtë njoftim, përveç lindjeve, janë publikuar edhe të dhëna që pasqyrojnë angazhimin dhe cilësinë e kujdesit mjekësor, duke përfshirë 3,038 vizita te mjekët specialistë, 228 pranime të reja, mesatarisht 180 pacientë të shtrirë çdo ditë, 21,658 analiza laboratorike të realizuara për 2,134 pacientë, 53 operacione të suksesshme, së bashku me qindra shërbime imazherie, fiziatrike dhe seanca dialize.

Spitali, në njoftimin e tij, thekson përkushtimin që ka ekipi shëndetësor për ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve.

“Jam krenare për ekipin tonë dhe përkushtimin e tyre. Këto shifra nuk janë vetëm statistika, por reflektim i përkushtimit tonë për t’iu shërbyer pacientëve me cilësi dhe dashuri”, kanë shkruar ata

Stafi i Spitalit Rajonal të Pejës vazhdon të punojë pa ndërprerje për të ofruar kujdes cilësor 24/7, duke u kujdesur për çdo pacient me përkushtim dhe profesionalizëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy