Abdixhiku: Përtej ndarjes e përçarjes, ne kemi ide e vizion se si ta bëjmë të ardhmen e vendit tonë

by Nexhat

Kandidati për kryeministër i LDK-së, ka thënë se Kosova s’ka kohë për të humbur në ndarje e përçarje. Prandaj thotë se mision i LDK-së është ta bëjnë të ardhmen e vendit.

“Përtej ndarjes e përçarjes, urrejtjes e mllefit, ne kemi Republikën tonë, vetë ëndrrën tonë! Kemi një ide, një vizion, si ta bëjmë të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Abdixhiku në përshkrimin e videos që ka publikuar.

banner

Kreu i LDK-së thotë se nuk ka Kosovë të partive, por ka një ëndërr të vetme, e një atdhe të vetëm.

“Sot qëndroj para jush t’ju them se nuk ka Kosovë të partive. Nuk ka Kosovë të individëve. Nuk ka Kosovë të epokave. Ka një Kosovë dhe një Kosovë të vetme, ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm. Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, ka shkruar ai.

“Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë. Prandaj sot unë nuk jam para qytetarëve as për të nxitur urrejtje për tjetrin e as për t’ju mbushur plot helm e vrer për tjetrin. Unë nuk ju ndaj në tradhtarë e patriotë, me mua apo me Serbinë”, thotë Abdixhiku

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy