Bislimi pret në takim të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, bisedojnë për pritshmëritë e 9 shkurtit

by Nexhat

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë në këtë takim ata biseduan rreth partneritetit Kosovë-ShBA dhe për fuqizimin e thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve tona.

banner

Sipas njoftimit, temë e diskutimit ishin edhe zgjedhjet e ardhshme e fushata e cila sapo ka filluar dhe pritshmëritë e 9 shkurtit.

“Në takim u trajtua dhe bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesi i dialogut e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Zëvendëskryeministri e falënderoi Prattipati për bisedën e sotme e bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës”, thuhet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy