“E paska rrokatë pushteti – ka shku dëm – s’i beson as vetës”, Ramush Haradinaj për sjelljen e zërin e Kurtit në fushatë

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në një tubim, në të cilin Kurti dëgjohet më zë ndryshe nga siç publiku është mësuar ta dëgjojë e shohë.

Sipas Haradinajt, Kurtin e “ka rrokatë pushteti”.

banner

“Ky duhet me shku atje me ju tregu listën e punëve që e ka kry, duke mos e pasë atë listë i qartët zëri, qartët vetë. Ky mirë është me dalë prej pushtetit sepse e paska rrokatë pushteti. Po duket qesharak, po duket i shkuar dëm”, tha Haradinaj për Kurtin në Pressing.

“Ai as vetës s’i beson, ai për me frikësu dikë s’është hiç. Ai as vetën smundet me bindë që është dikushi. Njeri më të zbarzët sot me argumente sesa Kurti nuk gjen”, shtoi Haradinaj.

“Çdo gjë që e ka thënë, e ka demantu me sjelljen e vetë. A është e vërtetë që shkon në tubime me 40 xhipa, me para të taksapaguesve…32 milionë udhëtime jashtë vendit Qeveria Kurti, asnjë njohje”, tha Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy