56
Gazetari Parim Olluri ka publikuar një pjesë të tubimit të djeshëm të VV’së në Mitrovicë, ku ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla fillon të brohorasë “Afrim Bunjaku, Afrim Bunjaku”.
Ai ka thënë se sa ishte gjallë rreshteri Afrim Bunjaku ishte lënë pa rrogë të mirë, pa sigurim shëndetësor e pa çizme.
“Afrimin Bunjakun e kane lane pa rroge te mire kur ishte gjalle. Pa sigurim shendetesor. Pa veshje e çizme te hajrit per nje polic. Tash e brohorasin turpshem emrin e tij ne fushate. Kjo eshte per marre.”