Zëdhënësi i fushatës së PDK-së, Blerand Stavileci në një konferencë për media tha se një kapitull i ri ka nisur për Kosovës, një kapitull shprese e uniteti.
Stavileci tha se Kosova po flet, e bashkë me PDK-në, vendi do bëhet ma mirë, transmeton Klankosova.tv.
“Këtë fundjavë ka nisur një kapitull i ri për Kosovën, një kapitull shprese, një kapitull vendosmërie, një kapitull uniteti. PDK hapi fushatën zgjedhore me dy tubime madhështore, të jashtëzakonshme. Të shtunën në Prishtinë, dhe të dielën në Ferizaj, mijëra qytetarë u bashkuan krahë për krahë, brenda dhe jashtë sallave, për të përcjell dhe për të përçuar një mesazh të qartë, Kosova është gati për një të ardhme ma të mirë. Kjo nuk është thjesht një fushatë, ky është një mision, dhe mbi të gjitha një rrugëtim i pandalshëm i atyre qytetarëve që besojnë se Kosova mundet ma mirë”.
“Për qytetarët e Prishtinës dhe të Ferizajt, ju falënderojmë nga zemra. Përkrahja juaj e madhe, energjia dhe besimi juaj te Bedri Hamza për kryeministër, janë forca që na shtyjnë përpara. Për ata që nuk mund të hynin brenda sallave për shkak të interesimit të madh, ju kemi parë dhe ju dëgjojmë. Kërkojmë falje për hapësirat e kufizuara, por përkrahja juaj jashtë ishte po aq e fuqishme,l po aq frymëzuese”, tha Stavileci.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që bashkë të shkruajnë kapitullin e ri të Kosovës.
“Kosova po flet, dhe porosia është e qartë, është koha për ma mirë, është koha për ta kthyer dinjitetin, për ta çliruar potencialin e Kosovës sonë për ma mirë. Në fund kemi një thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës. Koha është tani, momenti është sot. Ta shkruajmë së bashku kapitullin tjetër të madh të shtetit dhe të ardhmes sonë”.