Rama në Romë për prezantimin e “Giro d’Italia”: Nisja nga Shqipëria, privilegj dhe eksperiencë unike

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e eventit “Giro d’Italia” në Romë. Zhvillimin e këtij evenimenti në Shqipëri Rama e konsideroi privilegj dhe një eksperiencë fantastike për vendin tonë.

“Është një privilegj i madh të jesh këtu për një eksperiencë unike. Është e vështirë të bëja një marrëveshje me Presidentin Kajro, por më në fund ja dolëm. Unë ndihem këtu i veçantë sepse jam i vetmi që di të ngas biçikletën dhe jo mjetet e tjera. Kur Shqipëria ishte e mbyllur, e vetmja mënyrë për t’u lidhur me botën tjetër ishte radioja. Ishte një kohë tjetër, një ajër ndryshe, eksperienca e asaj kohe. Sporti italian për ne ishte një mënyrë për të ëndërruar që na tregonte se pas detit ka një tjetër jetë, e ndryshme nga ajo që jetonim në një Shqipëri të mbyllur. Kjo ishte si një përrallë, gjëra që i kam jetuar vetë. Jam shumë i nderuar dhe i vlerësuar”, tha Rama

banner

Kryeministri Rama tha se aktivitetet sportive në Itali ishin një frymëzim për Shqipërinë e kohës së diktaturës.

“Unë në këtë sallë them se jam i vetmi që di të ngas vetëm biçikletën dhe nuk di t’i jap asnjë mjeti tjetër. Jam 100% green. Sporti italian ka patur një influencë të madhe tek ne, si një sinjal i një jete përtej kufirit tonë.

Shqipëria ishte si Koreja e Veriut e Evropës. Deti ishte bosh, nuk kishte asgjë që lëvizte mbi të dhe e vetmja mënyrë për t’u lidhur me botën tjetër ishte radio ose televizioni italian. Fatkeqësisht televizioni nuk mund të shihej, përveçse gjatë verës në Durrës dhe Vlorë, ndërsa radio ndiqej gjithandej. Më kujtohet se ndiqnin “Giro D’italia”, ishte Gimondi, dhe bënim tifozllëk, pa ditur se ç’po bëhej.

Ishte një ambient ndryshe, dhe ishte ideja që ndoshta një ditë mund të shkonim tek krahu tjetër. Dhe ishte vërtetë një krah tjetër, basketbolli, futbolli dhe i gjithë sporti italian, i cili na tregoi se nga krahu tjetër i detit kishte jetë dhe ishte një jetë tjetër. Dhe sot të shohësh Shqipërinë të përfshirë në të gjithë këtë, është si një përrallë. Këtë e kam jetuar vetë, pasi po flas për 30 vite më parë, jo një shekull më parë. Jam shumë i nderuar dhe falënderues. Dua të falënderoj një person që është këtu prezent, që ka qenë që ditën e parë, Francesco Lollobrigida, që bëri edhe hapin e parë. Ai, kur erdhi në Shqipëri, gjëja e parë që kërkoi ishte një biçikletë”, tha Rama

Në fjalën e tij ministri i Jashtëm i Italisë, Tajani tha se kjo garë është edhe një instrument që tregon mbështetjen për Shqipërinë.

“Giro d’Italia”, mbështetje e madhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe si një strategji për të treguar mbështetjen e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit. Kjo garë që niset nga Shqipëria nuk është vetëm një garë, por edhe një instrument politik që tregon mbështetjen për Shqipërinë”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy