Punëtori i një ferme në Brazil është goditur për vdekje nga një lopë të cilën kishte tentuar ta përdhunonte.
45-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur të mërkurën nga dëshmitarët i shtrirë pa ndjenja pranë lopës, me një prezervativ të ngjitur në organin gjenital, në një fermë të vendosur në Samambaia.
Një bashkëpunëtor i tha policisë se ai dhe burri e kaluan të martën duke pirë së bashku në pronën ku jetonte viktima.
Punëtori i fermës u zgjua të mërkurën rreth orës 5 të mëngjesit për të mjelë dy lopë para se të takohej me pronarin për mëngjes
Bashkëpunëtori tregoi se burri më pas u kthye për të mbledhur edhe më shumë qumësht nga lopët. Mirëpo, kur burri nuk arriti të kthehej, kolegu u tha hetuesve se ai dhe të tjerët u shqetësuan.
Ai filloi ta kërkonte shokun dhe e zbuloi atë të shtrirë pa ndjenja pranë njërës prej lopëve rreth orës 6:35 të mëngjesit.
Mjekët u përpoqën të ringjallën punonjësin e fermës, i cili nuk kishte rrahje zemre, por e shpallën të vdekur një orë më vonë, shkruan Daily Mail