U qëllua me breshëri për një kilometër, kush është Kristjan Marku i vrarë në autostradën Fier-Vlorë

by informim peje

Kristjan Marku, 30 vjec, eshte ekzekutuar ne nje atentat në autostradën Vlorë-Fier. Ai eshte qelluar me kallashnikov teksa ishte në ecje e sipër me makinën e tij tip “Volkswagen”.

Drejt viktimës sipas policise, dyshohet se është qëlluar nga autorët me breshëri kallashkinovi përreth 1 kilometër.

banner

Autorët, të cilët e kanë zënë në pritë, kanë qenë me një makinë tip “Benz” dhe i janë afruar makinës së 30-vjeçarit duke qëlluar nga krahu i pasagjerit.

30-vjeçari i vrarë rezulton me origjinë nga Rubiku rezulton me precedent penal për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.

Ngjarja ka ndodhur në zonën sapo kalon rreth-rrotullimin e fshatit Novoselës, ndërsa policia ka ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorit.

Një automjet është gjetur i djegur rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes dhe besohet se u përket autorëve të vrasjes.

Kristjan Marku i njohur si Kristjan Bashaj, rezulton me precedent vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Nga informacionet paraprake te policise, viktima ka 2 precedent penale.

Me 26 mars 2023 ka patur bashkë me një tjetër të shtëna me armë në Mirditë, për këtë është hetuar nga policia.

Ndersa dyshohet se në vitin 2024 në Kurbin ka patur një tentativë për të dhunuar persona të tjerë.

Hetimet e policisë, janë drejtuar nga e shkuara e personazhit me precedent. Në vijim pritet qasje më e plotë e rastit të tij. Nëse ka patur konflikt që ka shkuar deri në eliminimin fizik.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, në autostradën Fier-Vlorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip “”, me drejtues shtetasin K. M., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy