Videoja ku një person e ndalë Kurtin dhe e falënderon për “çlirimin e Veriut”, Mehmetaj: Mashtrim, është nënkryetari i VV-së…

by informim peje

Gazetari Lirim Mehmetaj, u ka bërë thirrje qytetarëve për “kujdes nga mashtrimi”, për një video me një person i cili “e ndal Albin Kurtin në rrugë dhe e falënderon se e ka çliruar veriun dhe ia ka mundësuar kthimin në shtëpi”. Mehmetaj thotë se këtu ka të bëjë me “mashtrim” sepse personi në fjalë “nuk është një qytetar i zakonshëm, por hiç më pak se nënkryetar i Vetëvendosjes për Mitrovicën e Veriut, Muhamed Çuni”.

Mehmetaj, deklaron se ky person “ka punuar si përkthyes për ndërkombëtarët, pastaj ka punuar në Ministri të Pushtetit Lokal e tash e ka punësuar Vetëvendosja si Zyrtar për E-komuna në divizionin E-Komuna dhe Qytete Inteligjente në kuadër të departamentit për digjitalizimin e shërbimeve në komuna”.

banner

“Pra krejt është mashtrim, inskenim”, shprehet Mehmetaj.

“Metoda të tilla mund të gjeni plotë nëpër internet të përdorura nga aparati propagandistik i Vladimir Putinit, të cilin kinse e ndalin njerëzit në rrugë dhe e falënderojnë për kthimin e dinjitetit të Rusisë. Sa më afër zgjedhjeve këta do të vazhdojnë ta intensifikojnë këtë fushatë të ndytë, ruajuni”, shprehet ai.

Postimi i plotë: KËTU

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy