30 ditë paraburgim për 19-vjeçarin që shantazhoi të miturën nga Peja

by informim peje

Një i dyshuar 19-vjeçar nga Peja është përballur me masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pasi dyshohet se ka shantazhuar një të mitur 16-vjeçare.

Sipas raportimeve, i dyshuari i kishte kërkuar viktimës që të zhvishej gjysmëlakuriq gjatë një bisede online, duke e xhiruar pa pëlqimin e saj.

banner

Më pas, ai e kishte kërcënuar se videot do t’i shpërndante tek familjarët e saj, nëse nuk i jepte 500 euro.

Familjarët e viktimës, pasi panë videot, shkuan menjëherë në stacionin policor në Pejë për të raportuar rastin.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për gazetarin Valdrin Daci, se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, tha ky i fundit në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy